Zgjedhjet për delegatët, PS nuk numëron dot as votat e veta (Dështon votimi elektronik?!)

Publikuar tek: politike, më 19:24 21-11-2019 Zgjedhjet për delegatët, PS nuk numëron dot as votat e veta (Dështon votimi elektronik?!) Foto ilustruese

Pesë ditë më parë, në datë 16 nëntor, socialistët në të gjithë Shqipërinë votuan për të zgjedhur delegatët, ndërsa i gjithë procesi, që nga takimet në çdo qytet e deri te votimi,  u cilësua si një model për vendin dhe partitët e tjera.

Menjëherë pas mbylljes së procesit të votimit, Taulant Balla u shpreh se sa herë që Partia Socialiste zhvillon zgjedhje, ajo është referim për partitë e tjera në vend. Mirëpo, sot pesë ditë nga mbajtja e zgjedhjeve, ende nuk kanë dalë emrat e delegatëve edhe pse u përdor si risi votimi elektronik, i cili i nxjerr rezultatet brenda më pak se dy orësh ose maksimalisht një ditë.

Partia Socialiste mesa duket ka dështuar të numërojë dhe votat e anëtarëve të vetë sepse rezultatet nuk janë publikuar ende, përtej çdo afati. Fillimisht, nga Selia Rozë u tha se procesi kishte shkuar mirë por rezultati do të publikohej pas pesë ditësh sepse do të pritej nëse do të kishte ankesa. Ama, tashmë që afati ka përfunduar nuk dihet as rezultati për delegatët fitues e jo më nëse ka pasur ankesa.

“Modeli” i Taulant Ballës rezultoi i saktë pasi si çdo palë zgjedhje që bëhen në vend ku askush nuk pyet për afatet, por ato vetëm zvarriten, edhe në PS është adoptuar i njëjti model.

Më herët gjatë ditës së sotme, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital, i cili i shkruante se shkak për mospublikimin e rezultateve të votimit dhe delegatëve fitues është bërë vjedhja e serverit të votimit dixhital në bodrumin e PS.

Nuk dihet nëse ky denoncim për vjedhjen e serverit është i vërtetë apo nëse PS ka dështuar të administrojë dhe zgjedhjet e veta. /NEWSBOMB.AL

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.043064117431641
array(1) { ["section"]=> string(91) "zgjedhjet-per-delegatet-ps-nuk-numeron-dot-as-votat-e-veta-deshton-votimi-elektronik-186728" }