Zgjedhjet për PE, mbyllen votimet në këto shtete

Publikuar tek: bota, më 19:16 26-05-2019 Zgjedhjet për PE, mbyllen votimet në këto shtete

Ka përfunduar votimi për Parlamentin Evropian në Gjermani dhe në Greqi dhe në disa vende të tjera të BE.

Përfundon votimi për Parlamentin Europian në Gjermani. Sipas Exit Polleve në Gjermani ka fituar partia CDU-CSU me 27% të votave.

Në Hollandë ka fituar Partia Laburiste me 18.10%, ndërsa partia e Mark Rutte e Liberal-Konservatorëve, ka dalë e dyta me 15%. 

Në Austri Exit Pollet tregojnë se ka fituar Partia Popullore e Kancelarit Kurz me 34.5% të votave.

Në Sllovaki me rezultatet paraprake fitojnë pro europianët me 20.1 % të votave.

Ndërkohë në Greqi kanë fituar Konservatorët e Partisë ‘Demokracia e Re’ të Kirjakos Mitcotaqis me 36% të votave ndërsa partia e kryeministrit Aleksis Tsipras, Syriza, ka dalë e dyta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030349969863892
array(1) { ["section"]=> string(54) "zgjedhjet-per-pe-mbyllen-votimet-ne-keto-shtete-165787" }