Zgjedhjet për Qeverinë e re në Kosovë, kandidojnë për deputet 1079 persona, në Kuvend janë 120 vende

Publikuar tek: rajon, më 07:50 17-01-2021 Zgjedhjet për Qeverinë e re në Kosovë, kandidojnë për deputet 1079 persona, në Kuvend janë 120 vende Kuvendi i Kosoves

Kosova do të shkojë në 14 shkurt, ditën e të dashuruarve, drejt kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë dhe kryeministrin e ri të vendit.

Dje ka qenë afati i fundit i partive për të dorëzuar listat në KQZ. Mediat kosovare shkruajnë se gjithësej në KQZ kanë aplikuar 28 subjekte politike, prej të cilave janë 21 parti politike, dy koalicione dhe pesë iniciativa qytetare.

Numri i kandidatëve për deputetë që do të garojnë për 120 ulëset e Kuvendit është 1 mijë e 79.

Menjëherë pas dërgimit të listave në KQZ, partitë e mëdha kanë publikuar emrat dhe numrat ku janë të pozicionuar kandidatët. VV në listën e saj e ka futur babain e Astrit Deharit, Avniun, aktoren Adriana Matoshi, gruan e Rexhep Selimit, Shqipe Selimin, etj.

Në listën e VV-së për deputete do të jetë edhe Vasfije Krasniqi – Goodman, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, e cila theu tabunë duke dalë publikisht për të rrëfyer tmerrin që përjetoi nga forcat serbe.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E thotë profesori i njohur: Në Maqedoninë e Veriut ka më shumë shqiptarë sesa paraqet shteti në statistikat zyrtare
»
Article Logic
Execution time: 0.013304948806763
array(1) { ["section"]=> string(105) "zgjedhjet-per-qeverine-e-re-ne-kosove-kandidojne-per-deputet-1079-persona-ne-kuvend-jane-120-vende-235295" }