Zgjedhjet presidenciale 2020, ish-ligjvënësi republikan sfidon Trump

Publikuar tek: bota, më 22:30 25-08-2019 Zgjedhjet presidenciale 2020, ish-ligjvënësi republikan sfidon Trump Presidenti i SHBA, Donald Trump

Joe Walsh, ish-ligjvënës nga Illinois ka njoftuar ditën e sotme se do të sfidojë Presidentin Donald Trump për nominimin e Partisë Republikane në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

57-vjeçari Walsh shërbeu për një mandat në Dhomën e Përfaqësuesve dhe humbi garën e rizgjedhjes në vitin 2012. Ai e njoftoi kandidaturën e tij gjatë emisionit ‘This week’ të kanalit ABC News.

“Po kandidoj pasi ai është i papërshtatshëm”, tha ish senatori Walsh duke iu referuar Presidentit Trump, duke e përshkruar atë si “të paaftë”, “fanatik” dhe “narcisist”, epitete të përdorura shpesh nga demokratët ndaj Presidentit Trump, i cili kërkon një mandat të dytë katërvjeçar.

Niveli i miratimit të Presidentin Trump në anketime vazhdon të jetë në kuotën e 40%-shit, por ai gëzon mbështetje të dyfishuar në radhët e republikanëve, të cilët vazhdojnë të miratojnë periudhën e tij në detyrë prej 2 vitesh e gjysëm.

Rreth 24 demokratë konkurojnë për të marrë nominimin e partisë së tyre për t’iu kundërvënë Presidentit Trump në zgjedhjet e 3 nëntorit 2020, ndërkohë që Ëalsh është vetëm republikani i dytë që kërkon t’i marrë Presidentit nominimin republikan.

Ish-guvernatori i Masaçusetsit, Bill Weld, shpalli kandidaturën e tij në muajin prill, por ka marrë mbështetje të vogël.

Ish ligjvënësi republikan tha për Trump se: ‘Vendi është i lodhur nga inatosjet e këtij njeriu; ai është një fëmijë’.

Walsh, i cili është si Presidenti Trump mbështetës i vijës së ashpër për emigracionin, tha se do ta sfidojë me pikëpamje konservatore dhe mbi baza morale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073139667510986
array(1) { ["section"]=> string(74) "zgjedhjet-presidenciale-2020-ish-ligjvenesi-republikan-sfidon-trump-176318" }