Zgjedhjet presidenciale në Kazakistan, Nazarbayev shpallet lider historik

Publikuar tek: bota, më 19:04 09-06-2019 Zgjedhjet presidenciale në Kazakistan, Nazarbayev shpallet lider historik Zgjedhjet presidenciale ne Kazakistan

Sot janë mbajtur zgjedhjet presidenciale në Kazakistan, ka raportuar Agjensia e lajmeve Anadolu.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kazakistanit 11.9 milionë kazakë do të marrin pjesë në votime.

Qëndrat e votimit janë hapur në orën 7:00 të mëngjesit sipas kohës lokale dhe do të mbyllen në orën 20:00.

Presidenti në detyrë, Kassym-Jomart Tokayev, deklaroi se populli kazak do të votojë për të ardhmen e vendit të vet.

Nursultan Nazarbayev ish presidenti më jetëgjatë me 30 vjet në pushtet, u shpall presidenti historik i Kazakistanit. Gjatë një deklarate, ish presidenti Nazarbayev tha se një brez i ri do të vijë me mendime të reja dhe ata do të çojnë Kazakistanin përpara.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.038362979888916
array(1) { ["section"]=> string(79) "zgjedhjet-presidenciale-ne-kazakistan-nazarbayev-shpallet-lider-historik-167572" }