Kryetari i partisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, BDI-së, Ali Ahmeti deklaroi se partia e tij e mbështet fuqimisht kandidaturën e LSDM-së së Zaevit, Stevo Pendarovskin, për president të Maqedonisë.
Ahmeti u shpreh se beson senë raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, do të arrihet censusi prej 40%.
Ali Ahmeti tha se fushata e BDI-së për mbështetje të kandidatit të LSDM-së, Stevo Pendarovskit nuk është e zbehtë dhe se partia e tij do të angazhohet për mobilizimin e të gjithë anëtarëve të saj për një fushatë dhe rezultat të suksesshëm nga zgjedhjet.
‘Unë e kam bërë një vlerësim dhe mendoj që kjo është një e arritur për tani më shumë e afërt. Organizimi është në nivel, të gjitha shtabet janë në krye të detyrës dhe besoj shumë që suksesi do të jetë i plotë. Në 5 maj vendoset a do të jemi të suksesshëm dhe a do të japim porosi te komuniteti ndërkombëtarë që ne jemi një shtet serioz. Organet e BDI-së, kanë mbajtur takime dhe kanë dhënë direktivat për mobilizim për 5 maj’, tha kreu i BDI-së Ali Ahmeti.