Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, mbyllet fushata, të dielën raundi i parë i votimeve

Publikuar tek: rajon, më 19:03 19-04-2019 Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, mbyllet fushata, të dielën raundi i parë i votimeve Raundi i pare i zgjedhjeve presidenciale ne Maqedonine e Veriut

Kandidati shqiptar në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut, akademiku Blerim Reka, përmbylli sot fushatën në Tetovë, sikundër edhe kundërshtarët e tij politik, ndërkohë që ditën e dielë është raundi i parë i votimeve.

Kandidati i përkrahur nga Aleanca e Shqiptarëve të Zijadin Selës dhe Lëvizja Besa’ e Bilall Kasemit, Blerim Reka, e përfundoi fushatën e tij me mitingun në Tetovë, ndërsa ai i LSDM-së dhe koalicionit qeverisës, Stevo Pendarovski e mbylli fushatën me tubimet në Strugë e Ohër.

Sipas sondazheve, të drejtën e votës në këto zgjedhje, mund ta ushtrojnë 1.640 të dënuar në burgjet e vendit dhe persona që janë në arrest, shtatë të shpërngulur brenda vendit, si dhe gati 3600 të sëmurë e të moshuar të cilët këtë e kanë kërkuar nga komisionet komunale zgjedhore.

Marrëveshja e Prespës, emri i ri i shtetit, anëtarësimi në NATO dhe në BE, zhvillimi ekonomik, raportet ndër-etnike dhe politikat për rininë ishin temat kryesore të fushatës presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

Rival i kandidatit shqiptar Reka, Stevo Pendarovski, në fushatën e tij kryesisht foli për marrëdhëniet ndëretnike.

Nga etnitë e tjera kërkoi përkrahje edhe Gordana Davkova, kandidatja e e përkrahur nga partia opozitare parlamentare, VMRO-DPMNE-ja e Mitskovskit.

Në 21 prill qytetarët maqedonas do të votojnë për njërin nga tre kandidatët për president, ndërsa në 5 maj është raundi i dytë i votimit kur edhe do të zgjidhet presidenti i ri i vendit, pasi presidentit aktual Ivanov, i mbaron mandati.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027403116226196
array(1) { ["section"]=> string(93) "zgjedhjet-presidenciale-ne-maqedoni-mbyllet-fushata-te-dielen-raundi-i-pare-i-votimeve-161088" }