Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, pjesëmarrja në votime dhe incidentet

Publikuar tek: rajon, më 18:47 21-04-2019 Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, pjesëmarrja në votime dhe incidentet Raundi i pare i zgjedhjeve presidenciale ne Maqedonine e Veriut

Gjatë ditës së sotme  janë mbajtur zgjedhjet e raundit të parë për presidencën e Maqedonisë së Veriut, ku deri më tani pjesëmarrja e përgjithshme e votuesve është rreth 25.34%.

Votimi në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut po vazhdon dhe sipas njoftimit të mediave vendase rreth 3,480 qendra votimi në të gjithë Maqedoninë e Veriut janë hapur që në orën 7:00 të mëngjesit, ku rreth 1.8 milionë shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë të drejtën e votës.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, si dhe ministria e Punëve të Brendshme, kanë deklaruar se gjatë procesit të votimit deri më tani nuk ka patur incidente, përveç dy rasteve sporadike të fotografimit të votave në komunën e Krimogashtanit dhe komunën e Aerodromit.

Sipas statistikave paraprake në zgjedhjet e raundit të parë deri më tani pjesëmarrja më e madhe e votuesve ka qenë në komunat e Prilepit, Sveti Nikolës, Novacit dhe Makedonski Brodit, me 11%, 10.5%, 10% dhe 9.8%.

Pjesëmarrja më e ulët ka ardhur kryesisht nga komunat me shumicë shqiptare si komuna e Bogovinës me 1.7%, Likovës 0.97%, Zhelinë 1.8% dhe Pllasnicë 1.5%.

Pjesëmarrja e përgjithshme në nivel shtetëror e votuesve, sipas mediave vendase deri tani është rreth 25.34 për qind.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016452074050903
array(1) { ["section"]=> string(90) "zgjedhjet-presidenciale-ne-maqedonine-e-veriut-pjesemarrja-ne-votime-dhe-incidentet-161305" }