Zgjedhjet presidenciale në SHBA, Trump lë pas Clinton

Publikuar tek: bota, më 16:12 06-09-2016 Zgjedhjet presidenciale në SHBA, Trump lë pas Clinton

Gara presidenciale në SHBA fillon më 8 nëntor, megjithatë CNN ka realizuar një sondazh paraprak për të parashikuar rezultatin e zgjedhjeve.

Sipas këtij sondazhi, kandidati Donald Trump kryeson ndaj kandidates Hillary Clinton, pasi gëzon 45% të mbështetjes së votuesve, ndërkohë që kjo e fundit zotëron vetëm 2% më pak se ai.

Kandidati demokrat dhe kandidatja republikane gëzojnë mbështetjen e shumicës së zgjedhësve, duke i lënë shumë pas kandidatët e tjerë. Kandidati i “Partisë Liberale” Gary Johnson zotëron 7% të mbështetjes së votuesve, ndërsa kandidati i “Partisë së Gjelbër” Jill Stein vetëm 2%.

Detaje të tjera rreth sondazhit:

Gjinia: Rreth 53% e femrave mbështesin Clinton-in ndërsa 38% Trump-in. Ndërsa 54% meshkujt mbështesin Trump-in krahas 32% që janë kundër tij.

Mosha: 54% e moshave të reja parapëlqejnë Clinton-in si presidente krahas 29% që e kundërshtojnë. Ndërsa 54% e mosha të vjetra preferojnë kandidatin demokrat, ndërkohë që 39% e tyre preferon Clinton-in.

Raca: Njerëzit me ngjyrë janë mbështetës të zjarrtë të kandidates republikane, me shumicën dërrmuese të votave 71%. Vetëm 18% e tyre preferon Trump. Ndërsa pjesa më e madhe e të bardhëve, rreth 55% preferon Trump krahas 34% që preferojnë Clinton-in.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033479928970337
array(1) { ["section"]=> string(58) "zgjedhjet-presidenciale-ne-shba-trump-le-pas-clinton-52081" }