Zgjedhjet presidenciale, nesër zhvillohet raundi i parë në Maqedoni

Publikuar tek: rajon, më 14:01 20-04-2019 Zgjedhjet presidenciale, nesër zhvillohet raundi i parë në Maqedoni

Ditën e nesërme do të zhvillohe raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale.

Votuesit do të duhet të zgjedhin midis tre kandidatëve: shqiptarit Blerim Reka, i cili kandidon si i pavarur, por që mbështetet nga partitë opozitare. Në garë përvec Rekës janë Stevo Pendarovski i mbështetur nga 31 parti dhe Gordana Siljanovska-Davkova nga OBRM-PDUKM dhe partitë tjera opozitare maqedonase.

Por që një prej të treve të fitojë që në raundin e parë sipas kodit zgjedhor maqedonas i nevojiten mbi 900 mijë vota. Nëse kandidatët nuk arrijnë të marrin shumicën e  nevojshme të fletëve të votimit në raundin e parë, atëherë sipas kushtuetutës nevojitet raundi i dytë i zgjedhjeve për dy kandidatët që kanë fituar më shumë vota në raundin e parë. Sikurse e përcakton ligji raundi i dytë i votimit mbahet në afat prej 14 ditësh pas përfundimit të të parit, në këtë rast më 5 maj.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.039161920547485
array(1) { ["section"]=> string(73) "zgjedhjet-presidenciale-neser-zhvillohet-raundi-i-pare-ne-maqedoni-161174" }