Zgjedhjet presidenciale, zbarkojnë vëzhguesit e OSBE

Publikuar tek: rajon, më 21:23 12-03-2019 Zgjedhjet presidenciale, zbarkojnë vëzhguesit e OSBE Misioni nderkombetar i OSBE-ODIHR vezhgon zgjedhjet presidenciale ne Maqedonine e Veriut

OSBE ka caktuar 11 ekspertë, 18 vëzhgues afatgjatë dhe 250 vëzhgues afatshkurtër të zgjedhjeve presidenciale të 21 prillit dhe 5 majit. Duke filluar nga 20 marsi në të gjithë vendin do të shpërndahen ekipet, të përbëra nga dy vëzhgues. 

Monitorimi do të përfshijë mbulimin mediatik të fushatës, regjistrimin e votuesve, atë të kandidatëve,  aktivitetet e fushatës, punën e administratës zgjedhore dhe të organeve përkatëse qeveritare, legjislacionin që ka të bëjë me zgjedhjet dhe zbatimin e tij.

Misioni vëzhgues i OSBE-së do të takohet me përfaqësues të autoriteteve shtetërore, partive politike, shoqërisë civile, medias dhe të komunitetit ndërkombëtar. Qëllimi i monitorimit të zgjedhjeve është që të realizohen në frymë demokratike, ka thnënë shefja e misionit vëzhgues të OSBE-ODIHRIT Corien Jonker.

Ky mision do të publikojë një raport të përkohshëm gjatë punës së tij, ndërsa një ditë pas zgjedhjeve do të publikohet raporti ku do të pasqyrohen përfundimet paraprake.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka njoftuar se vetëm tre nga nëntë kandidatë do të hyjnë në garën për president të vendit në zgjedhjet e 21 Prillit. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka konfirmuar se Gordana Siljanovska- Davkova, Stevo Pendarovski dhe Blerim Reka kanë grumbulluar nënshkrimet e nevojshme brenda afatit të duhur.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0063998699188232
array(1) { ["section"]=> string(58) "zgjedhjet-presidenciale-zbarkojne-vezhguesit-e-osbe-156198" }