ZGJEDHJET/ Reagon OSBE: Situata te ‘Vasil Shanto’, nuk ishte e favorshme! Drejtuesja e misionit tonë nuk mundi të ndalet atje

Publikuar tek: politike, më 12:28 30-06-2019 ZGJEDHJET/ Reagon OSBE: Situata te ‘Vasil Shanto’, nuk ishte e favorshme! Drejtuesja e misionit tonë nuk mundi të ndalet atje Glover

Reagon misioni i OSBE lidhur me procesin zgjedhor të deritanishëm.

OSBE konstaton se situata te ‘Vasil Shanto’ paraditen e sotme nuk ishte e favorshme për vëzhgim ndaj dhe drejtuesja e misionit Audry Glover nuk mundi të ndalet aty. Misioni i vëzhgimit i referohet kështu protestave të paradites së sotme nga simpatizantët e djathtë.

Ndërkaq, OSBE shton se nesër mediat do mund të mësojnë më shumë rreth përfundimeve paraprake të misionit të ODIHR.

“Fokusi  i  Misionit  të OSBE/ODIHR-it sot është vëzhgimi i procesit të votimit  në  të  gjithë vendin. Situata në shkollën "Vasil Shanto” sot paradite  nuk  ishte  i  favorshëm për vëzhgim, kështu që Drejtuesja e Misionit  nuk  mundi të ndalet atje. Përfaqësuesit e medias do të kenë mundësinë të mësojnë më shumë rreth përfundimeve paraprake të misionit të ODIHR-it në konferencën për shtyp që do të mbahet nesër”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027379989624023
array(1) { ["section"]=> string(126) "zgjedhjet-reagon-osbe-situata-te-vasil-shanto-nuk-ishte-e-favorshme-drejtuesja-e-misionit-tone-nuk-mundi-te-ndalet-atje-170460" }