Zgjedhjet, sot pritet ditë historike për shqiptarët e Tuzit

Publikuar tek: rajon, më 08:23 03-03-2019 Zgjedhjet, sot pritet ditë historike për shqiptarët e Tuzit

E sotmja pritet të jetë një ditë historike për shqiptarët e Malit të Zi.

 

Sot kanë nisur zgjedhjet vendore për komunën e plotë të Tuzit. Për herë të parë, partitë politike shqiptare dalin të bashkuar në koalicionin 'Malësia na Bashkon”', nga tre subjektet politike kryesore shqiptare, Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik Shqiptar.

Ata nënshkruan një deklaratë mbi koalicionin parazgjedhor 'Forumi Shqiptar' me sloganin “Malësia në bashkon”. Rreth 11.800 votues do të votojnë në 30 qendra votimi, e më pas kryetari i Komunës do zgjidhet me shumicë të thjeshtë nga Këshilli Komunal i njohur si Parlamenti i Tuzit, që në total ka 32 anëtarë.

Gara zhvillohet mes koalicionit të forcave politike shqiptare 'Malësia na bashkon' dhe Partisë Demokratike Socialiste të presidentit malazez, Milo Gjukanoviç, ndërsa sondazhet e fundit tregojnë për një fitore të ngushtë të koalicionit shqiptar me mbështetjen e afro 45% të elektoratit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066039562225342
array(1) { ["section"]=> string(65) "zgjedhjet-sot-pritet-dite-historike-per-shqiptaret-e-tuzit-154942" }