Zgjedhjet vendore/ Filo i Korçës: Jam i gatshëm për rikandidimin

Publikuar tek: politike, më 22:17 09-02-2015 Zgjedhjet vendore/ Filo i Korçës: Jam i gatshëm për rikandidimin

Kreu i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo ka shprehur gatishmërinë e tij për të rikandiduar sërish në zgjedhjet vendore të këtij viti.

Filo është shprehur në emisionin “Tonight” në Ora Neës se është i gatshëm të rikandidojë sërish për kreun e Bashkisë së Korçës, nëse kjo i kërkohet nga PS-ja.

Filo është zgjedhur në krye të Bashkisë së qytetit juglindor në nëntor të 2013, pas largimit nga ky post i Niko Peleshit, i cili u emërua zëvendëskryeministër i Shqipërisë në qeverinë Rama.

Ndërsa kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i ftuar gjithashtu në emision ka refuzuar të përgjigjet nëse do të jetë sërish ai kandidati i PS në këto zgjedhje vendore.

Gjithsesi, Dako ka thënë se nuk ka asnjë kundërshti nëse kjo i ofrohet nga partia e tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024080038070679
array(1) { ["section"]=> string(67) "zgjedhjet-vendore-filo-i-korces-jam-i-gatshem-per-rikandidimin-2883" }