'Zgjedhorja', përfundon mbledhja e Bashës me aleatët në selinë e PD-së

Publikuar tek: politike, më 18:30 04-06-2020 'Zgjedhorja', përfundon mbledhja e Bashës me aleatët në selinë e PD-së

Ka përfunduar pas dy orësh mbledhja e kreut demokrat me aleatët në selinë blu. Të pranishëm kanë qenë Monika Kryemadhi, Fatmir Mediu, Petrit Vasili dhe Shpëtim Idrizi.

Në qendër të diskutimeve ka qenë reforma zgjedhore dhe pikat që palët ende nuk kanë rënë dakord, megjithëse është bërë progres i madh, siç deklaruan ambasadorët dhe vetë Lulzim Basha dje nga selia blu.

Sot në orën 14:15 Basha mori pjesë në një drekë pune me ambasadorin gjerman Peter Zingraf, i cili sapo kishte mbaruar takimin me ambasadorin Soreca.

Një ditë më parë Ambasadorja e SHBA Yuri Kim përgëzoi partinë në pushtet dhe tha se ka ardhur koha për opozitën dhe Lulzim Bashën që të barazpeshojë të gjithë faktorët dhe të thotë “PO” për popullin shqiptar dhe të thonë “PO” për Shqipërinë. Kim deklaroi se topi është në fushën e tij dhe se e ardhmja është dorën e tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098690986633301
array(1) { ["section"]=> string(74) "zgjedhorja-perfundon-mbledhja-e-bashes-me-aleatet-ne-seline-e-pd-se-209056" }