Zgjerimi i BE, Merkel: Europa do të bashkohet vetëm kur Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e saj

Publikuar tek: aktualitet, më 23:48 19-08-2019 Zgjerimi i BE, Merkel: Europa do të bashkohet vetëm kur Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e saj Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë 30 vjetorit të 'piknikut pan-europian' që u mbajt në Hungari, tha se Europa do të bashkohet me të vërtetë vetëm kur Ballkani Perëndimor t'i bashkohet BE-së.

Në ngjarjen që njihet si rënia e Perdes së Hekurt dhe bashkimit të Europës Perëndimore dhe asaj Lindore, kancelarja Merkel theksoi se nuk do të ketë Europë të Bashkuar pa shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Deklaratat e Merkel tregojnë për një përkushtim serioz të Berlinit për një zgjerim të Bashkimit Europian. Nga ana tjetër, presidenti francez, Emmanuel Macron, ka qenë skeptik dhe kundër zgjerimit gjatë këtyre vitet e fundit.

'Nëse shohim gjërat në mënyrë gjeostrategjike dhe shohim hartën gjithashtu, atëherë e shohim se nuk do të ketë Europë të bashkuar pa shtetet e Ballkanit Perëndimor', tha kancelarja Merkel për gazetarët në Sopron të Hungarisë ku po mbahet 30 vjetori i rënies së Perdes së Hekurt.

Gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor nuk janë anëtare të BE’së. Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë zyrtarisht vende kandidate për antarësi ndërsa Bosnja e Hercegovina dhe Kosova klasifikohen si kandidatë potencial.

Mali i Zi dhe Serbia janë në negociata për antarësim që disa vite. Ministrat e BE-së vendosën në qershor që të vonojnë një vendim për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut deri në tetor.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0078699588775635
array(1) { ["section"]=> string(100) "zgjerimi-i-be-merkel-europa-do-te-bashkohet-vetem-kur-ballkani-perendimor-te-jete-pjese-e-saj-175828" }