Zgjerimi i ujërave greke me 12 milje, reagon ish-ministrja Gjosha

Publikuar tek: politike, më 14:17 30-01-2018 Zgjerimi i ujërave greke me 12 milje, reagon ish-ministrja Gjosha

Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka reguar për deklaratat më të fundit të ministrit grek Kotzias lidhur me bisedimet Shqipëri-Greqi. Ky i fundit është shprehur se Shqipëria ka rënë dakord për dhënin e territoreve detare Greqisë. Sakaq, Gjosha e dënon dhënien e 12 milje territor detar Greqisë.

“Dëgjuam për marrëveshjen e detit, aq shumë të sulmuar deri më sot nga të njëjtët individë, ku e njëjta retorikë u përdor edhe dje! Sot po kuptojmë se Shqipëria paska falur edhe 12 milje të tjera të ujrave Shqiptare!!!”, shprehet ndër të tjera Gjosha.

Reagimi i plotë: 

Kush janë arsyet që Ministri ynë i Jashtëm në 24 orët e fundit ka mashtruar për bisedimet me Greqinë? Komisioni Jashtëm, dëgjoi dje për rreth 3 orë, përrallat e kësaj qeverie për një arritje historike me palën greke.

Dëgjuam mashtrimet për diskutimet mbi cështjen Çame, kur në deklaratat e fundit të Ministrit Kotzias, duket se pala greke nuk ka kryer asnjë diskutim për një cështje që Greqia, sic deklaron ai, nuk e njeh!

Dëgjuam për marrëveshjen e detit, aq shumë të sulmuar deri më sot nga të njëjtët individë, ku e njëjta retorikë u përdor edhe dje! Sot po kuptojmë se Shqipëria paska falur edhe 12 milje të tjera të ujrave Shqiptare!!!

Cfarë po ndodh? Edhe sa mashtrime të tjera jemi të detyruar të dëgjojmë deri në Prill kur të përfundojnë marrëveshjet mes palëve?

Gjithcka qe kërkuam ishte pak transperencë për hir të qytetarëve shqiptarë. Jo transparencë që nuk ka por mesa shoh qënkan të gatshëm të shesin edhe shpirtin e qytetarëve tanë për interesa të ngushta personale!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010935068130493
array(1) { ["section"]=> string(71) "zgjerimi-i-ujerave-greke-me-12-milje-reagon-ish-ministrja-gjosha-108482" }