Zgjerohet autostrada Tiranë-Durrës, ‘hidhen në kosh” 600 mijë euro të shpenzuara për palmat

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:28 31-01-2017 Zgjerohet autostrada Tiranë-Durrës, ‘hidhen në kosh” 600 mijë euro të shpenzuara për palmat

Autoriteti Rrugor ka nisur projektin për zgjerimin e autostradës Tiranë – Durrës me tre korsi, ku parashikohet shtim i trafikut të makinave dhe lejimi i shpejtësisë deri në 140 km në orë. Ky projekt nisur që në vitin 2015, nuk parashikon palma apo bimë të  tjera dekoruese në këtë aks, duke hedhur në kosh një investim prej rreth 600 mijë eurosh.

Për mbjelljen e palmave dhe gjelbërimin e këtij aksi,  u shpenzuar 600 mijë euro në një kohë që institucionet që morën pjesë në këtë projekt e dinin se autostrada do të zgjerohej dhe se projekti i gjelbërimit ishte i përkohshëm.

Autoriteti Rrugor Shqiptar pranon zyrtarisht se ka  një projekt që ka nisur që në vitin 2015 për zgjerimin e superstradës Tiranë - Durrës mbi gjurmën ekzistuese.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019658088684082
array(1) { ["section"]=> string(94) "zgjerohet-autostrada-tirane-durres-hidhen-ne-kosh-600-mije-euro-te-shpenzuara-per-palmat-67186" }