Pas përfundimit të zgjedhjeve për kreun e ri të FSHF-së, në ambientet e hotel "Adriatikut" po zhvilohet votimi për zgjedhjen e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.
Nga 23 anëtarë do të zgjidhen nëntë më të votuarit. Ajo që bie në sy është atmosfera në sallën ku po zhvillohen votimet. Ajo është thuajse bosh dhe se të deleguarit po votojnë në mënyrë të çrregullt.
Deri më tani janë zgjedhur 5 nga 9 emrat që do të jenë anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së. Të tjerët janë në balotazh dhe do zgjidhen me raundin e dytë.
Avdyl Kuriu
Arben Dervishaj
Fatbardh Jera
Lutfi Nuriu
Vasil Bicaj