Zgjidhen anëtarët e shoqërisë civile, zhbllokohet formimi i KLP-së

Publikuar tek: barometri, më 08:21 17-12-2017 Zgjidhen anëtarët e shoqërisë civile, zhbllokohet formimi i KLP-së

Janë plotësuar tashmë emrat e kandidatëve të Shoqërisë Civile për anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke i hapur kështu rrugë ngritjes së institucionit të reformës në drejtësi.

Sipas “ReportTV”, emrat janë përzgjedhur nga Avokati i Popullit i cili do ia kalojë Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Emrat do të bëhen publike në fundjavë.

Komisioni i posaçëm i shoqërisë civile për Këshillin e Lartë të Prokurorisë reagoi disa ditë më parë duke shpjeguar se ka qenë e pamundur të gjenden tre kandidatë nga shoqëria civile ndërsa 11 kandidaturat e mbërritura u skualifikuan për shkak të mospërmbushjes së kritereve ligjore.

Vonesa në ngritjen e KLP-së ka shkaktuar përplasje edhe në politikë, ku nuk kanë munguar as akuzat për vonesa të qëllimshme.

Rasti më i fundit është ai i zgjedhjes së Kryeprokurorit të ri, që sipas opozitës duket të dilte nga institucionet e vetingut.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.056138038635254
array(1) { ["section"]=> string(72) "zgjidhen-anetaret-e-shoqerise-civile-zhbllokohet-formimi-i-klp-se-103360" }