Zgjidhen çështjet juridike për detin Kaspik

Publikuar tek: bota, më 07:13 06-12-2017 Zgjidhen çështjet juridike për detin Kaspik

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë se pesë shtete kaspike janë pajtuar për “të gjitha çështjet e diskutueshme kryesore” sa i përket statusit juridik të Detit Kaspik.

Pas takimit të sotëm në Moskë me kolegët nga Azerbajxhani, Irani, Kazakistani dhe Turkmenia, zoti Lavrov tha se propozim teksti i Konventës për statusin juridik të Detit Kaspik ësht “praktikisht gati” për nënshkrim nga presidentët e shteteve kaspike në samitin e tyre vitin e ardhshëm në Kazakistan.

Deti Kaspik e ka sasinë më të madhe ujore në botë të rrethuar me kontinent dhe ka burime të mëdha të hidrokarbureve, shkruan rel.

Nëse juridikisht Kaspiku shpallet det, atëherë të pesë vendet në bregun e tij do t’i shënojnë ujërat territoriale të tyre dhe burimet do t’i shfrytëzonin sipas dëshirës së vet.

Por, nëse ai klasifikohet si liqen, të gjitha burimet e Kaspikut dhe profitet nga ato, do të ndaheshin në mënyrë të barabartë në mesin e pesë vendeve.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbi 50 të plagosur nga përplasja e dy trenave në Gjermani
Po planifikonin ekzekutimin e kryeministres, kapen 2 autorët në Londër »
Article Logic
Execution time: 0.0093488693237305
array(1) { ["section"]=> string(50) "zgjidhen-ceshtjet-juridike-per-detin-kaspik-102110" }