Zgjidhen me short 10 kandidatët për KLP dhe KLGJ

Publikuar tek: barometri, më 08:15 23-01-2018 Zgjidhen me short 10 kandidatët për KLP dhe KLGJ

Janë zgjedhur përmes shortit në Nënkomisionin e Ad-Hoc kandidatët për anëtarë jo-gjyqtarë dhe jo prokurorë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë të Gjyqësorit.

Lista përbëhet nga 5 kandidatë për KLP dhe 5 kandidatë për KLGJ.

PËR KLP:

Nga radhët e avokatisë është zgjedhur Kozma Jano dhe Floreta Gjini.

Nga trupa e pedagogëve: Eneida Sema, Mirela Bogdani

Nga Shoqëria civile: Alfred Balla

PËR KLGJ:

Nga radhët e avokatisë: Arben Lami, Sokol Lamaj

Trupa e pedagogëve: Erion Muharremaj, Ilir Panda

Shoqëria Civile: Altin Hazizaj

Listën e kandidatëve e ka kundërshtuar Oerd Bylykbashi i Partisë Demokratike, duke thënë se përfaqëson mazhorancën dhe përmban erma që janë skualifikuar nga OMN-ja.

“KLP dhe KLGJ çon kandidatë që nuk janë përgjzedhja me e mirë përsa i përket aftësive profezionale, këtu ka kandidtatë të skualifikiar nga ONM. Ftoj këdo që të bëjë një analizë dhe të shohë se sa kjo listë është në përputhje me paragrafin 58, ftoj të gjeni sa nga këta përfaqësojnë në mënyrë substanciale, të barazvlefshme mazhorancën dhe opozitën. Është një listë që përfaqëson shumicën”, u shpreh Bylykbashi.

Ndërsa Ulsi Manja bëri me dije se lista do t’i kalojë sekretarisë së Kuvendit dhe më pas seancës së ardhshme parlamentare për t’u miratuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01998496055603
array(1) { ["section"]=> string(55) "zgjidhen-me-short-10-kandidatet-per-klp-dhe-klgj-107575" }