Zgjidhen me short gjyqtarët e Doshit dhe Frrokut, kërkon të tërhiqet Majlinda Andrea

Publikuar tek: aktualitet, më 09:53 28-03-2015 Zgjidhen me short gjyqtarët e Doshit dhe Frrokut, kërkon të tërhiqet Majlinda Andrea Mark Frroku dhe Tom Doshi

Përzgjidhen me short gjyqtarët që do të gjykojnë vlefshmërinë e urdhër-arresteve dhe masën e sigurisë për deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku. Ata janë Artan Zeneli, Admir Thanza dhe Majlinda Andrea. Kurse relator për të dy është Guxim Zenelaj. Gjyqtarja Andrea ka dashur të tërhiqet nga gjykimi, por kërkesa e saj nuk është pranuar.

Gjykimi, sipas afateve ligjore duhet të përfundojë ditën e dielë, pas dorëzimit të kërkesës së prokurorisë pasditen e së premtes. Po kështu shorti ka përzgjedhur relator për Durim Bamin, Aleksandër Muskaj.

Arrestimi i Tom Doshit dhe Mark Frrokut u bë të enjten pasdite dhe tashmë ata ndodhen në Drejtorinë e Policisë së Tiranës në dy nga qelitë e komisariatit. Avokatët e deputetëve e kanë quajtur të paligjshëm arrestimin e tyre.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Koncensionet e parkimeve/ Prefektja e Vlorës Etjona Hoxha: Do kërkojmë rishikim kontrate
Majlinda Andrea dhe Guxim Zenelaj kanë dhënë pafajësi për Ilir Metën, do gjykojnë Doshin dhe Frrokun »
Article Logic
Execution time: 0.01490306854248
array(1) { ["section"]=> string(88) "zgjidhen-me-short-gjyqtaret-e-doshit-dhe-frrokut-kerkon-te-terhiqet-majlinda-andrea-7172" }