Zgjidhet kryeministri i ri i Britanisë së Madhe

Publikuar tek: aktualitet, më 13:15 23-07-2019 Zgjidhet kryeministri i ri i Britanisë së Madhe

Boris Johnson është zgjedhur kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, pas dorëheqjes së Theresa May.

Johnson u zgjodh me 92953 vota,  duke mundur Jeremy Hunt për t’u emëruar kryeministri i ardhshëm i Anglisë.

Johnson ka falënderuar anëtarët e partisë që e zgjodhën në këtë detyrë.

Boris Johnson tha se ishte një privilegj për të që shërbeu në kabinetin e Theresa May duke parë pasionin dhe vendosmërinë e saj.

Ai shtoi se është një "nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm" për të që u zgjodh udhëheqës i Tory.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011749982833862
array(1) { ["section"]=> string(54) "zgjidhet-kryeministri-i-ri-i-britanise-se-madhe-173075" }