Zgjidhet president, Zelenskiy cakton datën për zgjedhjet e parakohshme në Ukrainë

Publikuar tek: bota, më 23:30 21-05-2019 Zgjidhet president, Zelenskiy cakton datën për zgjedhjet e parakohshme në Ukrainë Presidenti i sapozgjedhur i Ukranines, Volodymyr Zelenskiy

Presidenti i ri i Ukrainës caktoi 21 korrikun si datën e zgjedhjeve të reja dhe shpërndau parlamentin për t’u bërë gati për to.

Presidenti Volodymyr Zelenskiy i bëri të njohura këto vendime me anë të një dekreti, që u publikua të martën në faqen e internetit të presidentit.

Zelenskiy është me profesion komedian dhe e vetmja përvojë politike e tij, ishte portretizimi dhe imitimi i një presidenti paraardhës në programe televizive.

Në fjalimin e tij pas inaugurimit, ai tha se objektivi i tij kryesor ishte të arrinte një armëpushim në Ukrainën lindore, ku trupat qeveritare luftojnë prej pesë vjetësh me separatistët e mbështetur nga Rusia. 

Konflikti në Krimea dhe Donbask ka shkaktuar vdekjen e rreth 13 mijë vetëve.

Zelenskiy ka premtuar se do të vazhdojë në rrugën pro-perëndimore të Ukrainës, por përtej kësaj, programi i tij politik nuk ka marrë ende formë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030575037002563
array(1) { ["section"]=> string(87) "zgjidhet-president-zelenskiy-cakton-daten-per-zgjedhjet-e-parakohshme-ne-ukraine-165202" }