Zgjidhet shqetësimi 20-vjeçar i banorëve të rrugës “Shaban Bardhoshi” në Kombinat, nis puna për rehabilitimin e kanalit që përshkon zonën

Publikuar tek: aktualitet, më 12:54 21-11-2020 Zgjidhet shqetësimi 20-vjeçar i banorëve të rrugës “Shaban Bardhoshi” në Kombinat, nis puna për rehabilitimin e kanalit që përshkon zonën

Dikur ajo ishte një vijë e vogël uji, që shërbente për kullimin e tokave bujqësore të fidanishtes, ndërsa zona përrreth ende e pazhvilluar. Me ndarjen e tokave dhe shitblerjen e tyre, zona u zhvillua dhe u shtua me ndërtime banesash, ndërsa ajo vijë uji u kthye në një kanal problematik, ku kalojnë ujëra të ndryshme, pjesa më e madhe e të cilave të ndotura dhe që është kthyer për banorët e zonës në një burim sëmundjesh dhe përmbytjesh.

Banorët e rrugës “Shaban Bardhoshi” në Kombinat, prej vitesh kanë ngritur si shqetësimin më të madh të jetës së tyre ndotjen, që krijohej si pasojë e kanalit, që kalon mes përmes lagjes së tyre dhe ku derdhen ujërat e bardha e të zeza, çka e bënte jetesën e tyre shumë të vështirë.

Tashmë përmes angazhimit direkt të drejtueses politike të Partisë Socialiste për zonën e Kombinatit, Belinda Balluku, ky shqetësim ka marrë rrugën e zgjidhjes. E shoqëruar nga banorë të zonës dhe drejtuesit e njësisë administrative Nr.6, Balluku ndoqi nga afër punimet që kanë nisur në këtë zonë për rehabilitimin dhe mbylljen e kanalit, i cili i jep fund problematikës së rënduar ndër vite, por njëkohësisht do të ofrojë edhe një pamje krejtësisht tjetër të gjithë kësaj zone.

“Kjo është një zonë informale, ku prej vitesh shtohet numri i banorëve. Kanali ka qenë problemi kryesor që banorët kanë dhe me mbylljen e kësaj vepre infrastrukturore ne do kemi krijuar një realitet totalisht të ri për zonën. Pasi nuk është thjesht shqetësimi i përmbytjeve, por është dhe shqetësimi sanitar që kemi për këtë kanal duke qenë se këtu të gjitha ndërtimet e pa legalizuara e kanë përdorur për të derdhur ujërat e bardha dhe të zeza”, u shpreh Belinda Balluku, duke garantuar se punimet do të përfundojnë brenda një kohe shumë të shkurtër.

Gjithashtu do të bëhet e mundur edhe lidhja e të gjitha banesave me kanalin duke i dhënë në këtë mënyrë një zgjidhje afatgjatë këtij shqetësimi.  Në zonën përgjatë rrugës “Shaban Bardhoshi” janë duke u realizuar edhe disa ndërhyrje të tjera të cilat përmirësojnë kushtet dhe cilësinë e jetesës së banorëve.

“Tek ‘Shaban Bardhoshi’ nuk po bëjmë vetëm kanalin, por jemi duke përmirësuar të gjithë situatën për të ndryshuar gjithçka. Këtu kemi bërë ndriçimin, do mbarojmë kanalin edhe këtë rrugën përgjatë kanalit do ta shtrojmë. Do bëjmë më të mirën për të gjithë zonën dhe për të gjithë banorët duke përmbyllur kështu një hall të madh dhe të vjetër”, nënvizoi drejtuesja politike e PS-së për zonën e Kombinatit.

Vetë banorët shprehën mirënjohjen për të gjitha ndërhyrjet që po bëhen në zonën e tyre pasi u jep zgjidhje një sërë shqetësimesh të mbartura prej vitesh.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sporti shqiptar në zi, Covid-19 i merr jetën ish-futbollistit të njohur Nikolin Lorenci
E infektuara me COVID-19 tenton të futet në Shqipëri, policia e arreston »
Article Logic
Execution time: 0.012923002243042
array(1) { ["section"]=> string(141) "zgjidhet-shqetesimi-20-vjecar-i-banoreve-te-rruges-shaban-bardhoshi-ne-kombinat-nis-puna-per-rehabilitimin-e-kanalit-qe-pershkon-zonen-228591" }