Zgjidhet si PERSONAZH I VITIT, Flori Mumajesi ‘ia heq’ çmimin vetes: I vetmi që e meriton është Elvis Naçi

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:18 05-01-2019 Zgjidhet si PERSONAZH I VITIT, Flori Mumajesi ‘ia heq’ çmimin vetes: I vetmi që e meriton është Elvis Naçi Flori Mumajesi- ELvis Naçi

Kantautori Flori Mumajesi është zgjedhur si Personazhi i Vitit nga Revista Class.

Ndonëse është falenderues ndaj votuesve, Flori “ia ka hequr” vetes këtë çmim duke pohuar se ka vetëm një emër që meritonte të ishte i nominuar dhe fitues: ELVIS NAÇI.

“Personalisht për mua ka vetëm një emër i cili e meritonte të ishte i nominuar dhe fitues nga të gjitha portalet dhe mediat, Elvis Naçi”, shkruan kantautori.

Elvisi, së fundmi, përmes emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët” bashkë me Ilir Hoxhollin e Sidrit Bejlerin kanë realizuar nisma të jashtëzakonshme që lidhen jo vetëm bamirësinë por shpëtimin e jetëve, duke u shndërruar në misionarë të vërtetë e duke shpërndarë kështu mesazhe kuptimplota anembanë botës, kudo ku ka shqiptarë.

muma.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073018074035645
array(1) { ["section"]=> string(109) "zgjidhet-si-personazh-i-vitit-flori-mumajesi-ia-heq-cmimin-vetes-i-vetmi-qe-e-meriton-eshte-elvis-naci-147606" }