Zgjoheni natën dhe nuk mund të lëvizni? Ja pse shkaktohet paraliza e gjumit

Publikuar tek: aktualitet, më 16:48 31-08-2015 Zgjoheni natën dhe nuk mund të lëvizni? Ja pse shkaktohet paraliza e gjumit

Një eksperiencë shpesh herë e frikshme, që pothuajse e kalon çdo njeri të paktën një herë në jetë, është paraliza e gjumit. Një moment kur zgjoheni natën por nuk mund të lëvizni, e ndërsa ndjeni një bllokim të trupit as nuk mund të thërrisni.

Shumë kultura të ndryshme janë munduar ta shpjegojnë këtë fenomen që në lashtësi, shpesh ka marë ngjyrime mbinatyrale si pushtim nga xhindet apo diçka tjetër e mistershme, por Daniel Denis një neuroshkencëtar i njohur, jep shpjegimin e tij shkencor për Business Insider, pas një studimi të gjatë me pjesëmarrjen e 36 mijë pacientëve.

Denis thotë se paraliza e gjumit ndodh në fazën më të thellë të gjumit, atë të REM (lëvizja e shpejtë e syve). REM është e lidhur me ëndrrat më të gjalla, ato që ngjajnë si realitet.

wake-up-seeing-ghost-150120-670.jpg

Makthi, nga Henry Fuseli (1781), një shpjegim klasik i paralizës së gjumit

Edhe truri i njeriut gjatë fazës së REM është aktiv pothuajse me kapacitetin që ka gjatë ditës. Denis shpjegon se trupi i njeriut paralizohet natyralisht gjatë gjëndjes REM për të ndaluar lëvizjet e gjymtyrëve gjatë përjetimit të ëndrrave. Pra nëse shohim një ëndërr sikur vrapojmë, edhe pse ajo është tepër reale, nuk i lëvizim këmbët, kjo për shkak të paralizës natyrale që i ndodh trupit.

Por në rastet e makthit të paralizës së gjumit, ora molekulare çorientohet duke shkaktuar zgjimin gjatë fazës REM dhe duke bërë që trupi të jetë ende i paralizuar ndërsa të vetmet që mund të lëvizin janë sytë.

Episode të tilla zakonisht zgjatin disa sekonda por në disa raste të rralla njerëzve mund t’i duhet rret 15 minuta për të rifituar kontrollin e trupit. Sa për figurat misterioze që njerëzit raportojnë të kenë parë, Denis nuk ka një shpjegim të saktë, por thotë se truri mund të krijojë diçka për të ndrequr paradoksin e amigdalës së trurit që është zgjuar pa arsye.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Janullatosi tur në kishat greke, flet për punën e bërë në Shqipëri por nuk përmend “Shën Thanasin”
Zjarr në Karaburun, terreni i vështirë ndalon zjarrfikëset »
Article Logic
Execution time: 0.011074781417847
array(1) { ["section"]=> string(80) "zgjoheni-naten-dhe-nuk-mund-te-levizni-ja-pse-shkaktohet-paraliza-e-gjumit-19602" }