Pas një vere të qetë dhe pa shumë shpenzime, Inter duket se është “zgjuar” dhe ka bërë goditjen e madhe në merakto.
Bëhet fjalë për mbrojtesin brazilian Dalbert i cili është zyratrizuar si lojtar i zikaltërve ditën e sotme.
22 vjeçari vjen nga skuadra e Nice në Francë për një shifër prej 20 milion euro plus bonuese dhe do të përfitojë një rrogë prej 1.8 milion euro në sezon. Mbërritja e tij konsiderohet si një përforcim tejet i rëndësishëm për skuadrën e Spaletit, për problemet që ka shfaqur sezonin e shkuar në këtë repart Inter, por edhe për vetë cilësitë që ka shfaqur Dalbert në Francë me Nicën.
Transferimi i mbrojtesit Brazilian mund të pasohet nga mbërritja e Emre Mor që besohet se do të mbyllë merkaton e zikaltërve për këtë verë.