Zgjohet Rama pas seancës maratonë në Kuvend! Shikoni ç'shkruan në rrjetet sociale (VIDEO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 08:24 13-09-2017

Kryeministri Edi Rama nuk harron të përshëndesë të gjithë ndjekësit e tij virtualë në rrjetet sociale, ndonëse 24 orët e fundit kanë qenë shumë impenjative në seancën maratonë në Kuvend.

Rreth dy orë më parë, programi i cili prezantoi të hënën për mandatin e ardhshëm qeverisës është miratuar me 78 vota pro dhe 51 kundër.

Ndërkohë, në favebook, Rama poston një video që nuk ka lidhje me diskutimet e gjata të këtij procesi, por me pamjet e rikonstruksionit të një shkolle në Tepelenë.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje të transformimit të shkollës 'Abaz Shehu' në Tepelenë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri.

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023231983184814
array(1) { ["section"]=> string(92) "zgjohet-rama-pas-seances-maratone-ne-kuvend-shikoni-c-shkruan-ne-rrjetet-sociale-video-92166" }