“Zgjohu, ke shkollë”, TRAGJEDI në një familje shqiptare në Itali, nëna gjen të vdekur në gjumë 16 vjeçarin

Publikuar tek: aktualitet, më 13:49 22-11-2019 “Zgjohu, ke shkollë”, TRAGJEDI në një familje shqiptare në Itali, nëna gjen të vdekur në gjumë 16 vjeçarin Foto ilustruese

Një tragjedi ka ndodhur ditën e djeshme, në një familje shqiptare në Roseto degli Abruzzi, në Teramo të Italisë.

Matteo, 16-vjeç,ka humbur jetën gjumë si pasojë e një arresti kardiak. Ai u gjet i pajetë në shtrat, mëngjesin e së enjtes nga nëna e tij, teksa ajo shkoi drejt 16 vjeçarit për ta zgjuar si çdo ditë.

Mëngjesin e së enjtes, zilja kishte rënë si çdo ditë, në orën 08:00. Por Matteo nuk ishte ngritur dhe për këtë arsye nëna e tij shkoi në dhomën e adoleshentit për ta zgjuar.

“Zgjohu, ke shkollë”, e thërret ajo duke menduar se i biri thjeshtë donte të rrinte në krevat edhe pak minuta më shumë. Por Kur ai nuk po i kthente përgjigje, ajo iu afrua dhe vuri re se i biri nuk po lëvizte.

Ambulanca mbërriti menjëherë, por nuk mundi të bëntë asgjë. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, 16 vjeçari vdiq nga atrresti kardiak. Por mediat italiane raportojnë se djali nuk rezultonte të kishte probleme shëndetësore,

Ai kishte lindur në Itali dhe jetonte në një apartament në Viale America, me prindërit dhe motrën. Vdekja e tij e parakohshme dhe e papritur ka tronditur të gjithë qytezën ku jetonte. Miqtë sapo mësuan lajmin e kobshëm,kanë vrapuar menjëherë drejt banesës së tij.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075531005859375
array(1) { ["section"]=> string(108) "zgjohu-ke-shkolle-tragjedi-ne-nje-familje-shqiptare-ne-itali-nena-gjen-te-vdekur-ne-gjume-16-vjecarin-186815" }