Zhbllokohet situata në Kakavijë, cili është pakti i Bushatit me Kotzias

Publikuar tek: aktualitet, më 14:14 04-11-2017 Zhbllokohet situata në Kakavijë, cili është pakti i Bushatit me Kotzias

Është zhbllokuar situata në pikën kufitare të Kakavijës. Situata kaotike vijoi që prej orës 00.00 të natës së mbrëmshme, ndërsa pala greke argumentoi këtë bllokim si një problem në sistemin kompjuterik.

Sot në mesditë, në Kakavijë mbërriti ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, i cili pasi u njoh me shqetësimet e qytetarëve që prisnin në radhë prej disa orësh, arriti të komunikojë edhe me palën greke.

Pas takimit, situata u zhbllokua dhe qarkullimi ka nisur normalisht. Mësohet se mes tij dhe homologut grek Nikos Kotzias pati një komunikim të vazhdueshëm mes tyre për zgjidhjen e situatës, duke rënë dakord vetëm në mesditë që të rinisë lëvizja me skanimin e pasaportave dhe pas rregullimit të defektit teknik në sistemin e palës greke. 


Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestimi i Orest Sotës dhe akuzat e opozitës, Policia: Spekulime politike, jemi në fazën e dytë të luftës
“Është e vërtetë, e njoh Saimir Tahirin por eurot janë të miat” zbardhet deklarata e Orest Sotës në Prokurori »
Article Logic
Execution time: 0.011014938354492
array(1) { ["section"]=> string(76) "zhbllokohet-situata-ne-kakavije-cili-eshte-pakti-i-bushatit-me-kotzias-98336" }