Zhduken 8 alpinistë në Himalajë

Publikuar tek: bota, më 07:25 02-06-2019 Zhduken 8 alpinistë në Himalajë

Një grup alpinistësh janë zhdukur gjatë ngjitjes në malet Himalaje, Indi.

Mediat e huaja raportojnë se grupi i alpinistëve përbëhej nga katër britanikë, dy amerikanë, një australian dhe një indian. Alpinistët u zhdukën gjatë ekspeditës së tyre.

Tetë të zhdukurit ishin pjesë e një ekipi prej 12 personash, të cilët u nisën nga fshati Munsiyari më 13 maj. Por 12 ditë më vonë, më 25 maj, vetëm katër prej grupit u kthyen në kampin bazë.

Grupi duhej të mblidhej në kampin bazë më 26 maj. Kampi bazë ndodhet në lartësi prej 6,500 metra mbi nivelin e detit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013951063156128
array(1) { ["section"]=> string(38) "zhduken-8-alpiniste-ne-himalaje-166601" }