Zhduken dy adoleshente 17 dhe 18 vjeç në Durrës, alarmohen prindërit

Publikuar tek: aktualitet, më 15:42 09-07-2017 Zhduken dy adoleshente 17 dhe 18 vjeç në Durrës, alarmohen prindërit foto ilustruese

Dy vajza adoleshente janë denoncuar dje të zhdukura në qytetin bregdetar të Durrësit.

Policia raporton se bëhet fjalë për dy rraste të ndryshme të cilat nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Denoncimi i parë është bërë rreth orës 13:30 nga 44-vjeçari K.V., banues në qytetin bregdetar. Ai ka thënë para uniformave blu se, më datë 7 korrik, është larguar nga banesa vajza e tij K.V., 15 vjeçe dhe se ai nuk ka djeni ku ka shkuar.

Ndërsa rreth orës 17:00, është bërë denoncimi i dytë. E.S., 43 vjeç, banues në Durrës, ka thënë në kallëzimin e tij se po dje, është larguar nga banesa pa asnjë njoftim vajza e tij, A.S., 18 vjeçe.

Policia njofton po punohet për gjetjen e vajzave, ndërsa materialet në të dyja rastet i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01987886428833
array(1) { ["section"]=> string(73) "zhduken-dy-adoleshente-17-dhe-18-vjec-ne-durres-alarmohen-prinderit-85553" }