Zhduken nga magazina e kompanisë “Agroblend” 30 tonë miell i sekuestruar me aflatoksinë

Publikuar tek: aktualitet, më 13:22 08-06-2015 Zhduken nga magazina e kompanisë “Agroblend” 30 tonë miell i sekuestruar me aflatoksinë

Plot 30 tonë miell i bllokuar me aflatoksinë, është nxjerrë nga një magazinë dhe nuk dihet se ku është tregtuar. Mungesa e miellit  në magazinë  që ishte bllokuar nga AKU është konstatuar gjatë një  kontrolli të kryer nga atoritetet ditwn e sotme. Nga  41 tonë miell ndaj të cilit ishte vendosur masa e sekuestros në magazinë  kishin mbetur vetëm 9.9 tonë miell dhe ende nuk dihet se cili ka qenë detinacioni i tregëtimit.

Mielli i përkiste kompanisë “Agroblend”, dhe ishte grumbulluar në një magazinë në qytetin “Studenti”, të cilës i ishte vendosur shirit dhe ishte nën masën e sekuestros pas konstatimit të aflatoksinës në miell.

Kompania Agroblend sh.p.k ndodhet në Vorë me përfaqësuese Hava Ismailin, bashkëshortja e kryetarit tëBashkisë Vorë prej tre mandatesh, Fiqiri Ismaili, i cili garon sërish më 21 Qershor nën siglën e Partisë Demokratike.

Inspektorët e AKU kishin kryer kontroll më 14 maj në ambientet e firmës në fjalë, ku pas konstatimit të mungesës së kushteve higjieno­sanitare  ndërprernë  aktivitetin e “Agroblend” duke bllokuar fillimisht 41.3 ton miell. Pas kryerjes së analizave në Laboratorin e Sigurisë Ushqimore mielli i bllokuar rezultoi pozitiv për aflatoksin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përfshihet nga flakët automjeti në Mamurras (VIDEO)
Aksidentoi për vdekje pesë persona, dënohet me 12 vite burg Prend Ndreca »
Article Logic
Execution time: 0.013654947280884
array(1) { ["section"]=> string(91) "zhduken-nga-magazina-e-kompanise-agroblend-30-tone-miell-i-sekuestruar-me-aflatoksine-12990" }