Zhduket 14-vjeçarja në Vlorë, babai në lot: Kemi tre ditë që kemi humbur kontaktin, për herë të fundit është parë në një hotel (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:04 08-08-2020 Zhduket 14-vjeçarja në Vlorë, babai në lot: Kemi tre ditë që kemi humbur kontaktin, për herë të fundit është parë në një hotel (FOTO)

Prej tre ditësh një 14-vjeçare nga Vlora është deklaruar e zhdukur nga familjarët.

Familjarët kanë bërë denoncim në polici, ndërsa nuk dihet akoma asgjë për të. Familjarët për median tregojnë se 14-vjeçara Ergita Liço është parë në Vlorë dhe në Lushnje.

Babai i 14-vjeçares Miklovan Liço, është shprehur se ka humbur kontaktet me të bijën rreth orës 23:30, tre ditë më parë.

“I falënderoj të gjithë shqiptarët nëse mund të më kontaktojnë te numri im 0692020843. Nuk kemi pas asnjë konflikt në familje, është hera e parë që ndodh, sepse unë jam një prind shembullor. Mbesa ime në Greqi më dha informacion që vajza ime ndodhej në Lushnje dhe aty ka marrë një shumë, ka marrë në telefon një djalë që quhet Silvi. Rreth orës 12:30, vajza ka dalë nga hoteli dhe më pas nuk është parë më”, ka deklaruar i ati mes lotësh.

Sakaq, policia vijon kërkimin për gjetjen e saj.

921a6a62-f0bf-407c-93a0-4ed1798d2ec1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009498119354248
array(1) { ["section"]=> string(135) "zhduket-14-vjecarja-ne-vlore-babai-ne-lot-kemi-tre-dite-qe-kemi-humbur-kontaktin-per-here-te-fundit-eshte-pare-ne-nje-hotel-foto-216478" }