Zhduket 21 vjeçari në Burrel, nëna e alarmuar në polici! Familja në hasmëri, në 2013-ën iu vra babai kurse në 2016-ën xhaxhai para derës së shtëpisë (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:57 14-08-2020 Zhduket 21 vjeçari në Burrel, nëna e alarmuar në polici! Familja në hasmëri, në 2013-ën iu vra babai kurse në 2016-ën xhaxhai para derës së shtëpisë (EMRI) Ilustruese

Klevis Lleshi, 21 vjeç nga Burreli është denoncuar i zhdukur nga familja, që prej datës 5 gusht.

Në polici ka shkuar e alarmuar nën e tij, pasi ka humbur kontaktet me të birin, i cili ishte i kërkuar për kanosje për vrasje të Mariglen Hotit.

Denoncimi për zhdukjen e tij është bërë më 5 gusht por kontaktet me familjen i ka humbur më 2 gusht.

Familja Lleshi është në hasmëri prej vitesh me familjen Hoxha. Klevisit i është vrarë babai në 2013 për gjakmarrje dhe xhaxhai në 2016, në derën e shtëpisë.

Po ashtu në 2016-ën të riut i është zhdukur edhe kushëriri pa gjurmë.

Shkak i gjithë këtyre tragjedive, është bërë vrasja dhe djegia në makinë e Afrim Hoxhes në vitin 2012, në Britani. Për vrasjen e tij është dënuar me burg përjetë Arben Lleshi. 

Policia po punon në të gjitha pistat për gjetjen e të riut dhe zbardhjen e ngjarjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011707067489624
array(1) { ["section"]=> string(157) "zhduket-21-vjecari-ne-burrel-nena-e-alarmuar-ne-polici-familja-ne-hasmeri-ne-2013-en-iu-vra-babai-kurse-ne-2016-en-xhaxhai-para-deres-se-shtepise-emri-217099" }