Zhduket 4 vjeçari SHQIPTAR në Zvicër, policia kërkon ndihmë

Publikuar tek: aktualitet, më 13:58 24-05-2019 Zhduket 4 vjeçari SHQIPTAR në Zvicër, policia kërkon ndihmë

Policia zvicerane ka njoftuar se që nga dita e enjtje, 23 maj 2019, një fëmijë shqiptar rezulton i humbur në Wieldegg.

Vogëlushi me emrin Zenel, 4 vjeç, kishte veshur një bluzë të zezë.

Zeneli po luante me nënën e tij dhe me fëmijët e tjerë në një shesh lojërash kur papritmas, rreth orës 16:30,e ëma vuri re se ai nuk ishte.

Pas një kërkimi ajo njoftoi Policinë, e cila zgjeroi zonën e kërkimit, pasi pranë sheshit të lojërave midis Aabach dhe Aare rrjedhin përrenj. Policia dhe zjarrfikësit kontrolluan dhe brigjet me këmbë dhe ujërat me anije dhe nuk gjetën asgjë.

Përveç tyre, një helikopter me kamera termike fluturoi mbi zonë dhe kërkoi deri pas mesnate, por nuk arriti ta gjente vogëlushin. Tashmë Policia zvicerane kërkon ndihmë tek qytetarët nëse kanë informacione për vogëlushin.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.055904865264893
array(1) { ["section"]=> string(65) "zhduket-4-vjecari-shqiptar-ne-zvicer-policia-kerkon-ndihme-165552" }