Zhduket aeroplani mbi trekëndëshin e Bermudes

Publikuar tek: aktualitet, më 19:34 16-05-2017 Zhduket aeroplani mbi trekëndëshin e Bermudes

Një avion privat pasagjerësh me dy të rritur dhe dy fëmijë, pjesëtarë të një familje, është zhdukur pa gjurmë mbi trekëndëshin e Bermudes, pranë Bahamasit.

Autoritetet aeroportuale humbën kontaktin me avion gjatë kohës që po fluturonte nga Puerto Rico në Titusville në bregun lindor Floridas të hënën.

Përpjekjet për të gjetur katër personat e zhdukur Jennifer Blumin, Nathan Ulrich dhe dy fëmijët e tyre, vajzën dhe djalin 4 dhe 10 vjeç, janë përqëndruar në zonën ku avioni pati kontaktin e fundit, brenda trekëndëshit të Bermudeve.

Kërkimet janë duke u kryer prej ditës së djeshme nga ekipet e kërkim-shpëtimit, roja bregdetare amerikane dhe forcat e Mbrojtjes së Bahamasit rreth 64 kilometra nga Islanda. /Newsbomb.al

dfg5gtr45rhjjjj.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023230791091919
array(1) { ["section"]=> string(51) "zhduket-aeroplani-mbi-trekendeshin-e-bermudes-78854" }