Zhduket armiku i shqiptarëve, policia greke është në kërkim të një prej drejtuesve të Agimit të Artë

Publikuar tek: aktualitet, më 11:13 23-10-2020 Zhduket armiku i shqiptarëve, policia greke është në kërkim të një prej drejtuesve të Agimit të Artë Christos Pappas, 2013

Pjesëtarë të organizatës kriminale greke “Agimi i Artë”, kanë kaluar natën e parë në qelinë e burgut.

Policia greke arrestoi 35 persona, mes tyre krerët e lartë të organizatës kriminale, Nikos Michaloliakos, Elias Kasidiaris, Elias Panagiotaros, Costas Barbarousis, si dhe 20 të dënuar të tjerë.

Mes të arrestuarve që u vendosën nën mbikëqyrje të rreptë, mungonte Giannis Lagos dhe i arratisuri Christos Pappas. Giannis Lagos mësohet se ndodhet në Bruksel. Ndërkohë që në lidhje me vendodhjen e Christos Pappas nuk ka asnjë informacion se ku mund të jetë.

Avokati i tij ka folur për mediat, por nuk ka dhënë detaje të vendndodhjes së Pappas. Ky i fundit njihet si një ndër armiqtë e shqiptarëve, pasi ka bërë deklarata të forta kundër vendit tonë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Motra e të arrestuarve për atentatin ndaj Andon Dhimës përgënjeshtron Policinë dhe nxjerr PAMJET: Natën e ngjarjes im vëlla dhe burri ishin në lokal, kishim ditëlindje
Lëvizte me BMW X5 dhe pistoletë me vete, arrestohet 31 vjeçari në Korçë, i dënuar më parë për pengmarrje (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.017297029495239
array(1) { ["section"]=> string(106) "zhduket-armiku-i-shqiptareve-policia-greke-eshte-ne-kerkim-te-nje-prej-drejtuesve-te-agimit-te-arte-224833" }