Zhduket krokodili në plazhin italian, pushuesit në panik, kërkohet kujdes

Publikuar tek: bota, më 08:42 22-08-2019 Zhduket krokodili në plazhin italian, pushuesit në panik, kërkohet kujdes Krokodil, i ngjashëm me atë të zhdukurin

Zhdukja e një krokodili në plazhin Cala Liberotto, të Sardenjës në Itali ka pushtuar në panik pushuesit.

Prej 24 orësh krokodili rezulton i zhdukur, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje pushuesve të kenë kujdes.

"Një kaiman" saktësojnë ekspertët. Sigurisht, askush nuk e di se sa i pangopur është, gati një metër e gjysmë i gjatë. Karabinierët e kërkojnë atë në kallamishte, në fshat, në brigjet e përrenjve që kalojnë prapa shtëpive dhe arrijnë në bregdet.

Zvarraniku duket se është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë. A po vrapon i lirë midis shtëpive të pushimeve dhe tokës djerrë, apo ka rënë në duart e dikujt? Këto janë hipoteza që qarkullojnë pas zhdukjes së tij.

Turistët që mbërrijnë në plazh herët në mëngjes, të gjithë i bëjnë vetes të njëjtën pyetje: "A jemi të sigurt që nuk e gjejmë ndër cadra?"

Komuna e Oroseit bën thirrje për maturi, të paktën derisa të jetë e qartë nëse kafsha është akoma në zonë, nëse është e gjallë ose e ngordhur, nëse është në arrati ose nëse është vjedhur.

Për gjetjen e zvarranikut është bërë njoftim edhe në rrjetet sociale. Kryetari i Komunës, Nino Canzano tha se 'ne vendosëm të bëjnë një lajmërim në Facebook, sigurisht duke mos shkaktuar panik, por t'i ftojmë të gjithë të jenë të kujdesshëm. Nga ana tjetër ne nuk jemi të sigurt se ishte vërtet një vjedhje', tha ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071120262145996
array(1) { ["section"]=> string(78) "zhduket-krokodili-ne-plazhin-italian-pushuesit-ne-panik-kerkohet-kujdes-176003" }