Zhduket një grua shqiptare në Zvicër pa lënë gjurmë, familjarët japin detajet

Publikuar tek: aktualitet, më 07:40 31-05-2017 Zhduket një grua shqiptare në Zvicër pa lënë gjurmë, familjarët japin detajet

Policia e Kantonit Zug ka bërë një shpallje kërkimi për një grua shqiptare nga ky regjion, e cila rezulton e humbur nga dita e djeshme (29 maji).

Sanije Aliti është  parë së fundi të hënën , më 29 maj rreth orës 9.15 në Klinik Zugersee në Oberwil të kantonit Zug, thuhet në një njoftim të policisë. Përmes këtij njoftimi kërkohet ndihma e qytetarëve për të gjetur gruan e humbur.

Ajo është 48 vjeçe, e gjatë rreth 1.60 cm, ka flokë të zeza, të gjata, sy ngjyrë kafe dhe flet shqip.

Kishte të veshur një bluzë me ngjyrë të errët, një xhaketë (blazer) të zi, të shkurtë dhe atlete të zeza, shkruan albinfo.co. 

Të gjithë ata që kanë informata lidhur me vendqëndrimin e saj, janë të lutur nga Policia e Zug-ut që të njoftojnë atë ose cilindo stacion tjetër të policisë. Tel: 041 728 41 41

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Jalën e vizitojnë edhe delfinët shikoni videon mahnitëse
Ndjekje si në film te Zogu i Zi, policia sqaron ç'kishte bërë i riu nga Tropoja »
Article Logic
Execution time: 0.010823965072632
array(1) { ["section"]=> string(82) "zhduket-nje-grua-shqiptare-ne-zvicer-pa-lene-gjurme-familjaret-japin-detajet-80620" }