Zhduket shqiptari në Britani në rrethana misterioze, policia angleze jep alarm

Publikuar tek: aktualitet, më 19:58 19-04-2017 Zhduket shqiptari në Britani në rrethana misterioze, policia angleze jep alarm

I riu nga Shqipëria është humbur në rrethana misterioze që nga dita e dielë në qytetin e Britanisë. Ai është 20 vjeçari Hafiz Bruci që humbi për më shumë se një javë duke vënë në lëvizje të gjithë policinë angleze dhe të afërmit e tij.

Sipas të dhënave të policisë Hafizi është parë për herë të fundit ditën e dielë në qendër të qytetit Paisley, i veshur me tuta të errëta, një xhaketë me zinxhir dhe një palë atlete. Paisely është qyteti më i madh në rajonin historik në Skocinë qendrore.

Mediat angleze e përshkruajnë shqiptarin si trup mesatar, me flokë të zeza. “Jemi të shqetësuar për shëndetin e Brucit. Lutemi për mbështetje nga komuniteti lokal dhe përtej që të na ndihmojnë ta gjurmojmë”, tha Jackie Melvin nga policia e Paisleyt.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rast i pazakontë: Kërkon rritje të dënimit nga 6 muaj në 6 vite, kjo është drama e kryefamiljarit
“Çmendet” moti, rreshje shiu dhe dëbore në Shqipëri e rajon »
Article Logic
Execution time: 0.013684034347534
array(1) { ["section"]=> string(83) "zhduket-shqiptari-ne-britani-ne-rrethana-misterioze-policia-angleze-jep-alarm-75738" }