Zhdukja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi, policia vihet në gjurmim të lëvizjeve të saj, ja me kë kishte filluar të takohej pas ndarjes me 24 vjeçarin

Publikuar tek: rajon, më 15:02 21-10-2020 Zhdukja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi, policia vihet në gjurmim të lëvizjeve të saj, ja me kë kishte filluar të takohej pas ndarjes me 24 vjeçarin 19-vjeçarja Artemis Vasilis e humbur prej 3 ditësh në Athinë

Një 19 vjeçare shqiptare rezulton e zhdukur që prej të premtes në zonën e Koropit në Greqi.

Prindërit e Artemis Vassilis janë mundur që të kontaktojnë me vajzën e tyre, por pa patur rezultat.

Policia greke po kontrollon kamerat në rrugë për lëvizjet e saj në Paiania dhe Pallini ndërsa po hetojnë dëshmitë që kanë ardhur nga persona që mund ta kenë parë 19 vjeçaren në ditët e fundit.

Frika e familjes së Artemis po rritet dhe shpresojnë që vajza e tyre të shfaqet sa më parë.

Gjithashtu, janë bërë të gjitha procedurat e nevojshme për të hapur llogaritë në mediat sociale të 19-vjeçares dhe për të zbuluar me kë kishte folur dhe me të cilin kishte kontaktuar herën e fundit para zhdukjes së saj.

Sipas prindërve të 19 vjeçares, teksa po dilte nga shtëpia të premten e javës së kaluar, i informoi ata se do të shkonte për një intervistë pune në një dyqan lodrash të njohur në Koropi, por ajo nuk ka shkuar në atë intervistë.

Sipas informacioneve nga mediat greke, 19 vjeçarja ishte duke u takuar me një djalë, pasi ishte ndarë me një 24 vjeçar tjetër me të cilin ka qenë në lidhje.

Babai i saj i ka bërë thirrje kujtdo që ka informacion që ta ndihmojë në gjetjen e vajzës së tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Plas SKANDALI: Zhduken mbi 2 MILIONË euro në Thesarin e Shtetit, gjysma dalin jashtë Kosovës
»
Article Logic
Execution time: 0.011042833328247
array(1) { ["section"]=> string(154) "zhdukja-e-19-vjecares-shqiptare-ne-greqi-policia-vihet-ne-gjurmim-te-levizjeve-te-saj-ja-me-ke-kishte-filluar-te-takohej-pas-ndarjes-me-24-vjecarin-224592" }