Zhdukja e 40-vjeçarit në Vlorë, Artan Hoxha ‘këshillon’ policinë ku duhet të kërkojë: Ermal Ngucaj ishte...

Publikuar tek: aktualitet, më 17:15 17-10-2020 Zhdukja e 40-vjeçarit në Vlorë, Artan Hoxha ‘këshillon’ policinë ku duhet të kërkojë: Ermal Ngucaj ishte... Artan Hoxha

Artan Hoxha, gazetari investigativ që denoncoi ngjarjen në Malësi të Madhe, ku u vranë dy kushërinj për kanabis, tha se edhe ngjarja e 40-vjeçarit Ermal Ngucaj mund të ketë të njejtën zanafillë, duke i bërë thirrje policisë të kërkojë në parcela kanabisi aty afër zonës.

Konfliktet për kanabisin mund të jenë faktor në zhdukjen e 40-vjeçarit thotë gazetari Hoxha. Më tej ai shtoi se 40-vjeçari ka qenë i përfshirë në kultivimin e kanabisit ndërsa ka treguar edhe personin me të cilin ka qenë pak orë para se të zhdukej. 

“Si mund të zhduket njeri në ditën për diellin, në Vlorë zhdukja e fundit është ajo e Elvis Troqit. Unë kam frikë që edhe atë që kanë rrëmbyer janë zhdukur për vete.

Ermal Ngucaj, ka qenë duke udhëtuar me makinë me një bashkëfashatarin e vet, Jani. Më vjen keq se ka kaluar ajo koha e 48 orëve kur mund të kthehesh. Diku rreth orës 22:00 ka folur me motrën e vet me kamer. Ndërsa fliste me të motrën, ka qenë me Janin. Bashkëshortes i ka thënë në telefon se ngatërroi rrugën. Këto prisnin që të nesërmen të shkonte në Vlorë dhe të merrte prindërit. Gjatë telefonatës që ka bërë pas motrës me bashkëshorten, telefoni fiket. Prindërit vijnë nga Vlora, shkojnë e gjejnë makinën të mbyllur me rrobat e tij brenda.

Personi në fjalë, Jani thotë që ka qenë me të por shprehet se e ka çuar deri te shtëpia dhe është larguar. Nga hulumtimet që kam unë në terren më rezulton se personi në fjalë është i përfshirë në kultivim kanabisi.  Kjo është një problematikë e madhe sepse do të shkaktojnë pasoja. Në këtë periudhë janë të detyruar ta ruajnë natën kanabisin. Parcela në fazën e korrjes ruhet me armë sepse ta grabisin. Kjo ka ndodhur në lumin e Vlorës që në vitin 2000. Rasti konkret ka dyshime të forta që ka të bëjë sërish me kultivimin e kanabisit. Ndaj kërkoni me ndonjë parcelë aty afër”, tha Artan Hoxha për Abcnews.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012748003005981
array(1) { ["section"]=> string(107) "zhdukja-e-40-vjecarit-ne-vlore-artan-hoxha-keshillon-policine-ku-duhet-te-kerkoje-ermal-ngucaj-ishte-224135" }