Zhdukja e biznesmenit italian në Shqipëri, telefoni i tij vijon të bjerë (Hyrja e fundit në Whatsapp)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:40 20-01-2021 Zhdukja e biznesmenit italian në Shqipëri, telefoni i tij vijon të bjerë (Hyrja e fundit në Whatsapp)

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me zhdukjen e biznesmenit italian Devide Pecorreli.

Në datën 8 janar në autostradën Gjegjan-Reps në Pukë u gjet e djegur një mjet tip “Skoda Fabia”, e cila ishte marrë me qira në Rinas nga një sipërmarrës dhe ish-gjyqtar Italian, Davide Pecorelli.

Mediat e huaja bëjnë me dije se punonjësit kanë telefonuar disa herë Pecorellin, por që ai nuk është përgjigjur, teksa bëjnë me dije se telefoni i tij vijon të jetë i hapur dhe të bjerë ende.

Hyrja e tij e fundit në Whatsapp daton më 6 janar në orën 16:12. Mësohet se personi i parë që ka denoncuar zhdukjen ishte ish bashkëshortja e cila është shprehur se e Davide kontaktonte çdo natë me të për ta pyetur për fëmijët.

Sipas këtyre mediave, Peccorelli ishte angazhuar në një aktivitet të tregtimit të produkteve në veri të vendit dhe kjo ka qenë arsyeja e udhëtimit të tij drejt Shqipërisë, ndërkohë italiani bashkëjetonte me një grua nga Vlora, me të cilën kishte edhe një fëmijë 2 vjeç.

Kujtojmë që në makinën e djegur që ishte marrë me qera nga biznesmeni Italian, janë gjetur eshtra të cilat janë dërguar në Itali për të bërë AND-në.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përfaqësuesi i i Avokatit të Popullit publikon PAMJET E RËNDA: Bashkia e Kukësit helmon qentë e rrugës
Reshje intensive në fundjavë, IGJEUM paralajmëron: Do ketë rritje të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë Drin-Buna »
Article Logic
Execution time: 0.012208938598633
array(1) { ["section"]=> string(105) "zhdukja-e-biznesmenit-italian-ne-shqiperi-telefoni-i-tij-vijon-te-bjere-hyrja-e-fundit-ne-whatsapp-235709" }