Zhdukja e biznesmenit italian në Shqipëri, zbardhet mesazhi i fundit me mikun e tij: Kam prenontuar kthimin më 10 janar

Publikuar tek: aktualitet, më 10:01 21-01-2021 Zhdukja e biznesmenit italian në Shqipëri, zbardhet mesazhi i fundit me mikun e tij: Kam prenontuar kthimin më 10 janar

Është zbardhur mesazhi i fundit që biznesmeni Italian Davide Pecorreli, i ka dërguar një miku para se të zhduket.

Bëhet me dije se biznesmeni italian i ka dërguar një mesazh një miku, ku i ka thënë se do të kthehej në Itali më datë 10 janar dhe se e kishte prenotuar kthimin.

Ndër të tjera ai ka shkruar se në një qendër tregtare në Shqipëri kishte hapur një “show room”.

“Kam hapur show room në një qendër tregtare. Deri në datën 6 këtu është luftë. Kam prenotuar kthimin në datën 10 janar,” mësohet të ketë shkruar biznesmeni tek miku i tij.

Kujtojmë që më 8 janar në autostradën Gjegjan-Reps në Pukë u gjet e djegur një mjet tip “Skoda Fabia”, e cila ishte marrë me qira në Rinas nga një sipërmarrës dhe ish-gjyqtar Italian, Davide Pecorelli.

Në makinën e djegur janë gjetur eshtra të cilat janë dërguar në Itali për të bërë AND-në. Prej asaj dite nuk ka asnjë shenjë nga biznesmeni.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U nisën për protestë por u kthyen me arkivol, homazh për 4 protestuesit e vrarë në 21 Janar 2011
“Ju kam dhj..rë mu në reformë! Dëgjuat?!” Zemërimi i Pëllumb Kullës për 21 janarin pa ndëshkim »
Article Logic
Execution time: 0.011174201965332
array(1) { ["section"]=> string(124) "zhdukja-e-biznesmenit-italian-ne-shqiperi-zbardhet-mesazhi-i-fundit-me-mikun-e-tij-kam-prenontuar-kthimin-me-10-janar-235803" }