Ekspertët italianë kanë mbërritur në Pukë, në vendin ku është gjetur e djegur makina që kishte marrë me qira biznesmenit italian Davide Pecorelli, i cili rezulton i zhdukur nga data 8 janar.
Bëhet me dije se ekspertët italianë janë të shoqëruar nga shefi i Policisë Kriminale Tonin Vocaj.
Kujtojmë që më 8 janar në autostradën Gjegjan-Reps në Pukë u gjet e djegur një mjet tip “Skoda Fabia”, e cila ishte marrë me qira në Rinas nga një sipërmarrës dhe ish-gjyqtar Italian.
Në makinën e djegur janë gjetur eshtra të cilat janë dërguar në Itali për të bërë AND-në, një telefon i djegur dhe unazë.
Ish-gjyqtari italian Pekoreli kishte fëmijë me një shqiptare dhe prej një viti kishte nisur të investonte edhe në Tiranë.