Zhdukja e nëndetëses në Atlantik: 44 anëtarët e ekuipazhit mund të kenë vdekur

Publikuar tek: bota, më 20:26 05-12-2017 Zhdukja e nëndetëses në Atlantik: 44 anëtarët e ekuipazhit mund të kenë vdekur

Ushtria argjentinase beson se zhdukjen e nëndetëses argejntinase muajin e kaluar bashkë me 44 anëtarët e ekuipazhit të saj në Atlantik e ka shkaktuar një shpërthim.

Këtë deklaratë e ka konfirmuar edhe vetë ministri argjentinas i mbrojtjes Oscar Aguad.

Aguad në një intervistë për një program televiziv argjentinas tha se agjencitë ndërkombëtare bërthamore zbuluan se mund të ketë pasur një shpërthim pranë vendndodhjes së fundit ku është lokalizuar nëndetësja më 15 nëntor.

Ai shtoi se kushtet ekstreme të motit në atë pjesë të oqeanit dhe koha e gjatë, tani më shumë se 3 javë bëjnë të mendosh se asnjë anëtarë i ekuipazhit të nëndetses nuk ka mbijetuar.

"Doni të thoni se janë të gjithë të vdekur?" e pyeti intervistuesi.

"Pikërisht," tha Aguad.

Nëndetëset pa pilot nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia do të bëjnë një tentativë të fundit dhe do kërkojnë deri thellësi deri në 6,000 metra, tha ministri argjentinas i mbrojtjes edhe pse gjasat për të dalë me lajme pozitive janë të pakta. /newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rusia përjashtohet nga Lojërat Olimpike Dimërore, zbulohet shkaku
Aksident i frikshëm në Gjermani, përplasen dy trena, dhjetra të plagosur rëndë »
Article Logic
Execution time: 0.01476788520813
array(1) { ["section"]=> string(84) "zhdukja-e-nendeteses-ne-atlantik-44-anetaret-e-ekuipazhit-mund-te-kene-vdekur-102082" }