Zhgarravitet kolona e bustit të poetit të madh Jeronim de Rada. Kërkohet ndërhyrje e menjëhershme

Publikuar tek: kulture-art, më 07:43 10-06-2016 Zhgarravitet kolona e bustit të poetit të madh Jeronim de Rada. Kërkohet ndërhyrje e menjëhershme

Një dorë e shkujdesur  ka zhgaravitur kolonën e bustit të poetit tonë të madh Jeronim de Rada, me autor skulptorin Odhise Paskali i cili gjendet në Pedonalen e Tiranës . Lajmin e bën të ditur studiuesi Vasil Tole që ndërsa publikon fotot e kësaj shëmtie shkruan edhe për ndërhyrjen e menjëhershme që duhet bërë për ta riparuar.

“Riparimi i saj bëhet lehtë, ndoshta edhe prej vetë nesh, pasi shëmtia e këtij veprimi antiqytetar duhet zhbërë një orë e më parë.

Por çmoj se duhet një ndërhyrje e specializuar nga specialistët e Bashkisë Tiranë, nga ata të cilët përpiqen përditë për mbarëvajtjen e punëve në qytetin tonë.

Mundësisht sot!”, shkruan Tole.

derada1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.060023069381714
array(1) { ["section"]=> string(102) "zhgarravitet-kolona-e-bustit-te-poetit-te-madh-jeronim-de-rada-kerkohet-nderhyrje-e-menjehershme-43048" }